Get the Flash Player to see this rotator.


Intervistë e Kryetarit të PDI-sëTahir Muhedini, dhënë për Gazetën Shqip PDF Print E-mail

 

Kreu i PDI-së sqaron formulën : Të dorëhiqemi unë dhe Idrizi , më pas votimi në anëtarësi

Muhedini: Bashkimi i dy partive Çame i domosdoshëm

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini, deklaron se së shpejti do të nisin negociatat mes partisë që ai drejton dhe Partisë për Drejtësi dhe Unitet , për bashkimin  në një grup të vetëm. Në një intervistë për “Shqip”, Muhedini jep edhe kushtet e tij për ndërmarrjen e një hapi të tillë.

Read more...
 
Ndihmë për përmbytjet në Qarkun Shkodër PDF Print E-mail

Përfaqësuesit e Partisë për Drejtësi dhe Integrim dhe të Shoqatës Patriotike Çamëria të kryesuar nga Z.Tahir Muhedini Kryetar i PDI, Z. Ardian Tana Kryetar i SH.P.Çamëria dhe Z.Altin Osmani Kryetar i Forumit Rinor të PDI, më datë 17.01.2010 vizituan zonat e përmbytura në Qarkun Shkodër. Ata u  mirëpritën si edhe u informuan rreth situatës aktuale nga Kryetarja e Parlamentit znj. Jozefina Topalli, deputetët e Qarkut Shkodër gjithashtu edhe nga Shtabi i Emergjencave Civile të Qarkut të Shkodrës nën drejtimin e prefektit Z. Maxhid Cungu, Kryetari i Bashkisë Shkodër Z. Lorenc Luka dhe nga Kryetari i Qarkut Shkodër Z.Gjovalin Kolombo.

Për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore në veriperëndim të vendit, Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe Shoqata Patriotike Çamëria akorduan një shumë prej 5 mijë dollarësh si edhe veshmbathje me vleren rreth 30 mijë euro, te cilat ia kanë përcjellë Shtabit të Emergjencës Civile në  Qytetin e Shkodrës.

PDI dhe SH.P.Çamëria  u bëjnë thirrje komunitetit Çam dhe në veçanti biznesit Çam të vazhdojnë të japin kontributet e tyre për tu ardhur në ndihmë zonave të përmbytura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Kryetari i PDI z. Tahir Muhedini i bëri thirrje spektrit politik shqiptar si të djathtë dhe të majtë që në këto momenta të vështira të kësaj fatkeqësie natyrore të jenë të bashkuar për të dhënë kontributin e tyre maksimal dhe për ta bërë sa më të lehtë këtë situatë për banorët e Qarkut Shkodër.

 
Deklaratë e Partisë për Drejtësi dhe Integrim mbi takimet e Kryetarit Tahir Muhedini në Departamentin e Shtetit të SH.B.A PDF Print E-mail

Në kushtet e pluralizmit shqiptar, për herë të parë një parti shqiptare si Partia për Drejtësi dhe Integrim bëhet një përfaqësuese e drejtpërdrejtë e interesave të çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave të mohuara për një komunitet si ai çam.

Read more...
 
Deklaratë e Partisë për Drejtësi dhe Integrim PDF Print E-mail

 
Komuniteti çam i organizuar në Partinë për Drejtësi dhe Integrim, por edhe i gjithë opinioni shqiptar ka ndjekur me indinjat prononcimet e Vangjel Dules, Kryetarit të PBDNJ në Kongresin e Jashtëzakonshëm. Fyerjet dhe perifrazimet antishqiptare si të ishte një pasardhës i andartëve të Zervës, janë pjesë e skenarëve që frymëzohen nga qarqe shoviniste që nuk dëshirojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por kërkojnë rizgjimin e fantazive nacionaliste filogreke në dëm të interesave të fqinjësisë.

Read more...
 
Mbledhje e Këshillit Kombëtar të PDI-së PDF Print E-mail

Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI), në datë 19 Shtator 2009, ora 11:00 në ambjentet e Hotel Tirana International zhvilloi Mbledhjen e Këshillit Kombetar me rend dite:

Read more...
 
«StartPrev12NextEnd»

Page 1 of 2



Get Flash to see this player.



Get Flash to see this player.