Të nderuar anëtarë dhe pjesëmarrës të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Radikale Transnacionale,

si përfaqësues të Partisë për Drejtësi dhe Integrim, duke Ju përshëndetur dhe falenderuar që na ftuat për të qenë prezent këtu me Ju dhe bashkëpunuar së bashku, doja të informoja, për ata që nuk e dinë, se në sajë të këtij organizimi politik ndërkombëtar siç është PRT dhe politikanësh që e drejtojnë atë, kemi mundur të prezantojmë në institucionet më të rëndësishme Europiane, çështjen e popullsisë Çame, ose siç cilësohet në gjuhën ndërkombëtare rastin e pakicës Çame të ngelur pazgjidhur dhe parëspektuar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë që nga fundi i luftës së dytë botërore.

Ka qenë bashkëpunimi i komunitetit Çam me Partinë Radikale Transnacionale që bëri të mundur aprovimin e një mocioni të veçantë në Kongresin e saj të 38-të të mbajtur në Tiranë në vitin 2002. Por, duke falenderuar Partinë Radikale Transnacionale për të gjitha ato çka bërë përsa i përket vëmendjes që i ka kushtuar çështjes Çame dhe të tjerave të ngjashme me të, unë personalisht doja të falenderoja nominalisht Eurodeputetin Marco Pannella, deputetin Maurizio Turco, Eurodeputetin Marco Cappato dhe sigurisht të nderuarën Ministre Emma Bonino që në ligjislaturën e shkuar të Parlamentit Europian i dorëzuan së bashku ish Komisarit Europian Chris Patten, një dokument mbi këtë çështje të harruar.

Ndërkohë nuk mund të lë pa falenderuar në veçanti liderin hitorik të radikaleve, eurodeputatin Marco Pannella por edhe Marco Cappaton që bënë të mundur për herë të parë pas 62 vjetësh sjelljen e një delegacioni shqiptar që të prezantonte këtë Çështje delikate një grupi të rëndësishëm eurodeputetësh siç janë Doris Pack, kryetare e Delegacionit Europian për Ballkanin, Graham Watson Kryetar i Grupit Leberal demokrateve Europian, Eurodeputetët Baroneshën Sara Lutford, Kallenbach, Jorgo Haxhimarkakis e të tjerë.

Partia për Drejtësi dhe Integrim ( PDI ) e cila ka si prioritet zgjidhjen demokratike të këtij ngërçi kundrejt popullsisë Çame dhe respektimit të të Drejtave Themelore të Njeriut ndaj tyre, ka gjetur një mbështetje të madhe nga kjo popullsi Çame, e cila është organizuar në një Organizate Joqeveritare dhe me limitet që ofron demokracia e brishtë Shqiptare, vendosi të anëtarësohej në masë në një Parti Politike, siç është PDI dhe që ka në Programin e saj zgjidhjen demokratike të çështjes së popullsisë Çame.

Ne si parti politike Shqiptare duke u mbështetur edhe në filozofinë Tuaj politike që thotë se kur e shkuara fsheh padrejtësi historike, duhet të jetë domosdoshmërisht një e ardhme pozitive për të patur përfundimisht, pas vendosjes së drejtësisë, një paqe të qëndrueshme, dhe unë jam i anëtarësuar në Partinë Radikale Transnacionale, ndaj me kënaqësi doja t`Ju kujtoja që një filozofi e tillë e kemi edhe tonën dhe kjo gjë i jep kënaqësi edhe popullsisë Çame e cila nuk ka qenë kurrë e dhunshme.

Nga ana tjetër, për të infomuar të pranishmet në lidhje me këtë çështje dhe duke Ju referuar historisë Greke për rastin, ata e ndëshkojnë këtë popullsi si bashkëpunëtore të Italisë dhe Gjermanisë gjatë luftës së dytë Botërore.

Por në fakt,  duke ju referuar asaj pjese të historisë që ka lidhje me raportet midis Grekëve dhe Shqiptarëve Çam, duhet të pohojmë se kjo akuzë absurde në vitet 1944 – 1945 u bë preteksi i një gjenocidi të vërtetë kundër një popullsie të pafajshme, të cilës nuk mundën ti shpëtonin as gratë, as fëmijët, as te moshuarit që i përkisnin popullisë Çame me fe muslimane.

Kësaj popullsie ju konfiksua gjithçka materiale dhe jo materiale, toka, shtëpi, kafshë dhe orendi shtëpiake, por përveç kësaj, dhe për të qenë korrekt me historinë shkencore duhet të pohojmë se Greqia, gjatë gjithë historisë së saj, i ka trajtuar tradicionalisht qytetarët me fe muslimane si Turq, dmth si armiq historik, dhe ka përdorur gjithmonë çdo mundësi për ti dëbuar nga shteti Grek.

Pas njohjes së shtetit Shqiptar në vitin 1913 dhe lënien jashtë tij të territoreve të Çamërisë, parardhësit e kësaj popullsie në vend që të merrnin statusin e pakicave etnike janë masakruar dhe vrarë që të mos i kundëvihen kësaj situate, dhe kjo duke i trajtur përgjithësisht, si Turq.

Ndërkohë, vetëm gjatë periudhës ndërmjet 1921-1924 janë bërë zhvendosje të ndryshme të popullsisë shqiptare Çame me fe muslimane të konsideruar përsëri si Turq, në shkëmbim të zhvendosjes së popullsisë Greke të Azisë së Vogël, gjatë revolucionit Turk të udhëhequr nga Qemal Ataturku.

Po kështu, në refomat agrare të shtetit grek në vitin 1936 ju mor toka pronarëve legjitim shqiptar me fe muslimane dhe ju dha qytetarëve Grek të ardhur nga Turqia dhe vendosur në territoret shqiptare të Çamërisë së shtetit Grek.

Miq,

Por, ndërsa tashmë Turqia që dëshiron të integrohet në Bashkimin Europian si edhe Shqipëria dhe vendet e tjera Ballkanike, edhe në sajë të presionit që vjen nga Bashkimi Europian dhe Institucionet përkatëse të Tij, ka amenduar ligjin Turk mbi të drejtat e pronësisë popullsive jo Muslimane.

Por, shteti Grek që është anëtar me të drejta dhe detyrime të plota në BE, nuk pranon të flitet për rastin e popullsisë Çame, popullsi e cila kërkon gjëra të ngjashme të drejtën e shtetësisë të hequr me dhunë dhe koletivisht dhe të drejtën e pronësisë, e cila është e patjetërsueshme edhe sipas Kushtetutës Greke, apo edhe Shtetësia e cila po sipas kësaj Kushtetute apo edhe Standarteve Ndërkombëtare nuk mund të hiqet apo jepet pa vullnetin individual të qytetarit.

Përse pra, ndërsa u kërkohet shteteve që inspirojnë që të integrohen në BE të plotësojnë kritere të caktuara politike të familjes së madhe dhe demokratike Europiane, siç janë edhe ato për pakicat etnike dhe kulturore, nuk i duhet kërkuar Greqisë të rishohë të shkuarën e saj të errët dhe të plotësojë Standartet Ndërkombëtare në lidhje me qytetarët Çam e të tjerë.

Ne duam të pyesim me këtë rast se si mundet që Greqia nuk ratifikon Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut për Njohjen dhe mbrojtjen e minoriteteve dhe askush në këtë familje demokratike nuk i kërkon këtij vendi anëtar të BE-së arsyet praktike të kësaj situate?

Në Greqi jetojnë sigurisht pakica etnike dhe kulturore dhe ndërmjet tyre sigurisht Shqiptar Çam dhe Arvanitas që të dy palët autoktonë dhe me origjinë shqiptare, të cilëve i mungon çdo e drejtë e identitet të tyre: gjuha, simbolet kombëtare dhe tradita kuturore.

Ndërkohë, Greqia nuk rresht së kërkuari të drejtat e pakicës Greke në Shqipëri dhe me të drejtë, por duam të themi këtu se kjo pakicë ka qenë vazhdimisht në kondita mjat pozitive politike dhe kulturore, ata kanë qenë si në diktaturë dhe tani në pluralizëm, pjesëtarë të organeve qeveritare.

Ne si parti politike e Shqipërisë dhe me një filozofi euopiane integrimi politiko-sociale dhe ekonomike fillimisht midis nesh, dhe popujve të rajonit tonë dhe pastaj të vetë rajonit në Europën e Bashkuar, kemi kërkuar vetëm dialog dhe mirëkuptim në lidhje me shtetin e origjinës së kësaj popullsie, pra Greqinë.

Për të qenë më konkret doja të përmendja problemin që i përkiste varrezava të ushtarëve Grek të rënë në Luftën Italo-Greke në 1940, varreza të cilat kërkohet të ndërtohen në territoret e jugut të Shqipërisë.

Ndërkohë, që të gjithë prisnin protestat e Çamëve për çështjen në fjalë, Partia jonë deklaroi se ishte në favor të varrezave të ushtarëve Grek në Shqipëri duke e konsideruar dhe shpallur këtë akt tonin si një shenjë emancipimi politiko- rajonal të nevojshëm.

Por, sigurisht duke shtuar që një emancipim i tillë do të ishte përfundimtar vetëm në rastin kur edhe popullsia Çame do të lejohej të vizitonte dhe të mund të vendoste lule tek të rënët e pafajshëm të tyre në Greqi, të cilët nuk kanë ende një varrezë.

Por, ndërsa ju them që nuk ishte e thjeshtë për ne ky vendim politik, Kryesia e Partisë, pas debatave të gjata dhe të forta ndërmjet drejtuesve tanë politike, në fund vendosi të mos shikonte më të shkuarën, por të ardhmen Europiane të Ballkanit, por edhe pse kështu ne fatkeqësisht, nuk morëm asnjë përgjigje pozitive nga pala Greke, apo përfaqësuesit e saj diplomatik dhe politik në Tiranë dhe Athinë.

Sigurisht, dua të them se ne nuk mund të ndryshojmë Programin dhe filozofinë e Partisë sonë dhe se do të vazhdojmë kështu dhe pa u ndalur deri sa bashkëbiseduesit e tjerë të arrijnë  në emancipimin tonë dhe në emancipimin e Institucioneve Europiane, me të cilat ne tashmë kemi kontakte sistematike dhe në këtë rrugë të vështirë politike, na duhet ndihma e gjithëkujt edhe e Juaja në mënyrë të veçantë.

Ndërkohë dua t`Ju njoftoj se ne kemi dërguar një Dosje Monitorimi të mardhënieve Greko-Shqiptare në lidhje me çështjen e minorancës së Çamëve, zëvendës Kryetarit të Komisionit Europian, Franko Frattini. (Një kopje të së cilës e kemi edhe me vete për të interesuarit)

Zyra e zëvendës Kryetarit Frattini, na është përgjigjur duke na siguruar të gjithë vëmendjen e duhur duke na vënë në dijeni se zyra e Tij kish menduar ta tranferojë këtë Dosje Komisarit për Zgjerim Europian z.Olli Rehn, Komisarit për raportet e Vendeve të BE me vendet që aspirojnë të hyjnë në BE.

Zyra e Komisarit Europian Z.Olli Rehn na ka shkruar duke na siguruar që Komisioni është në dijeni të kësaj çështje relative të popullsisë Çame dhe plotësisht është i informuar, në veçanti të drejtat e pronave të konfiskuara në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Por, Komisioni mendon se një çështje e tillë duhet të jetë në thelb me natyrë bilaterale, pra ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Por përveç kësaj, Komisioni  na ka premtuar që do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet e situatës dhe do të vazhdojë të nxisë  për një avancim të dialogut ndërmjet dy shteteve për të arritur në një zgjidhje të favorshme të çështjes.

Ne besojmë se për arsye praktike çështja Çame nuk do të zgjidhet kurrë në rrugë dypalëshe dhe këtë e kemi të argumentuar. Shteti Shqiptar në situatën që është dhe ne nevojat politiko ekonomike që ka kundrejt Greqisë nuk mund të bëjë shumë.

Mjaftojmë të kujtojmë faktin se në Greqi jetojnë si ëmigrantë ekonomike rreth 500 -600 mijë shtetas Shqiptarë, dhe nevojën që ka Shqipëria për ratifikimin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në Parlamentin Grek dhe të kuptojmë se Shqipëria e vetme nuk mund të bëj asgjë.

Për më tepër që në situata të tilla kur palët kanë qëndrime krejt të ndryshme nevojitet një palë e tretë dhe kjo duhet të jetë Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj për ta mbylluar, dua të them edhe një herë se për të arritur në këtë nivel sigurisht që kemi nevojë edhe për mbështjen e gjithësecilit nga ju dhe të Partisë Radikale Transnazionle që ka edhe ekperiencën e duhur me Kosovën, gjithashtu.

Faleminderit.

Tahir Muhedini
Kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Integrim

6 Dhjetor 2006