|
Autori i Lajmit: Red.
Filmi Dokumentar “Arvanitët-Arbërorë një popull i harruar” vjen për herë të parë në Shqipëri, në Tiranë, mbas pjesëmarrjes së tij në “Javën Ndërkombëtare të Kulturës së Arbrit” që u zhvillua në Kosovë në Shtator të vitit 2004 ku u dekorua atje me “Diplomë Nderi” nga M.K.R.S. Kosovë,
Departamenti D.Ç.J. Filmi u realizua në Athinë. Mbas prezantimit të sukseshëm të filmit dokumentar kushtuar Aristidh Kolja-s “Rrënjët e mija janë tek Arbëria” në Festivalin e 12-të të Filmit që u zhvillua në Tiranë në Tetor 2006, Lirio Nushi vjen sërish për të marrë pjesë në TIFF-2006 me këtë film kushtuar Arvanitëve-Arbërorë të Greqisë dhe Çamëve. Filmi i kushtohet historisë, kulturës dhe folklorit të tyre. Ai përshkohet nga personazhe të ndryshëm të cilët nxjerrin në pah me fjalët e tyre egzistencën dhe problematikën e arvanitëve-arbërorë të sotëm të Greqisë dhe Çamëve. Këngët e tyre të vjetra që burojnë të paktën para shtatëqintë viteve, të ruajtura prej tyre me fanatizëm janë një fakt i gjallë historik, janë vetë egzistenca e tyre, dhe na japin një emocion të gjallë të këtij folklori të pasur duke na treguar se arti burimor, folklori lujanë një rol të madh në vazhdimësinë dhe egzistencën e një populli duke i dhënë atij vlerat dhe forcën e një identiteti të gjallë të një kombi, prandaj dhe lind nevoja për një përkujdesje më të madhe për ruajtjen e kësaj trashëgimie kulturore, por natyrisht me një përkujdesje nga institucionet përkatëse shtetërore. E veçanta në to është besimi i tyre i fetar i cili në të gjitha këngët i përket kultit kristjan ortodoks, fakt i cili egziston edhe tek arbëreshët e Italisë dhe na bënë shpesh herë të pyesim veten pse sot shqiptarët kanë tre dhe jo një besim fetar sikurse shumica e popujve të botës. Jo se nuk dihet përgjigjia për këtë por është një problematikë që duhet të bëhet e njohur në një masë më të gjerë popullore dhe që na ndihmon të kuptojmë devijimet tona historike. Personazhe aspak të rastësishëm por të dekoruar me medalje ndërkombëtare dhe medalje të arta sikurse urdhri “Naim Frashëri i Artë” janë pjesë e këtij filmi dokumentar.
Ky lajm është publikuar: 07/12/2006
|