Tiranë më 14 Korrik 2008

PDI, Shoqëria “Çamëria”: Deklaratë për Shtyp

“Së fundi jemi informuar se në internet në dy lista të ndryshme persona të caktuar flasin në emër institucionesh që përfaqësojnë vetëm individë, të cilët ngrejnë të ashtuquajtura Shoqata “Çamëria” nëpër Europë.

Na vjen keq, por nuk mund t`u themi këtyre zotërinjve, apo zonjushave në fjalë që të mos flasin sepse askush nuk mund t’u heq të drejtën e fjalës, por vetëm u kërkojmë, të mos harrojnë asnjëherë të thonë se japin vetëm opinionin e tyre personal!

Ata nuk kanë të drejtë të flasin në emër të Çamëve, të Çamërisë apo institucionesh të caktuara. Këta që nënshkruajnë “Për Shoqatën Çamëria” apo “Lidhja Çame” respektivisht “X” person dhe “Y” person duhet të dinë se për të ndërtuar një Shoqatë të tillë duhet të kenë nga pas shumë persona të tjerë të cilët i mbështesin, dhe jo vetëm vetveten e tyre.

Sigurisht, pasi të kenë gjetur mbështetësit ata duhet të bëjnë edhe zgjedhjet brenda Shoqatës dhe më vonë të atashohen pranë Shoqërisë “Çamëria” në Tiranë, e vetëm atëherë mund të flasin në emër institucionesh duke u koordinuar me Qendrën.

Për më tepër këta persona marrin edhe nëpër gojë institucionet si Partia për Drejtesi dhe Integrim dhe Shoqëria “Çamëria” duke kujtuar se edhe këto institucione të cilat ne drejtojmë, funksionojnë në bazë të mendimit individual dhe jo në atij institucional.

Këta persona ngatërrojnë institucionet me vetveten dhe ky është një gabim i madh, i cili nuk i kushton vetëm atyre personalisht, por Çështjes Çame. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të reflektojnë sa më parë dhe të mos flasin më në emër të Shoqatave aspak ekzituese.

P.s: Për qëndrimet zyrtare të Partisë për Drejtesi dhe Integrim (PDI) dhe Shoqërisë “Çamëria” mund të vizitohet www.pdi-al.com dhe të lexohet gazeta "Çamëria.”

 

 

Kryetar i PDI-së                                                          
Tahir MUHEDINI                                                                   

 

Kryetar i Shoqërisë “Çamëria”
Ardian TANA

 

 

Partia për Drejtësi dhe Integrim, PDI
Adresa: Rr. "Kostandin Kristoforidhi" Pallati 17 katesh prane
Prokurorise se Pergjithshme, Kati Dyte, Apartamenti 6, Tiranë, Shqipëri
(Albania)Tel & Fax ++ 355 4231750, www.pdi-al.com