Tiranë më 23 Shtator 2008

Instituti i Studimeve për Çamërinë, Shoqëria “Çamëria”dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim
Deklaratë për Shtyp

 

Sot, Shoqëria “Çamëria”, Instituti i Studimeve për Çamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI); në një takim të përbashkët analizuan sfidat që popullsia Çame duhet të përballojë, u analizuan situatat politike në të cilat kalon vendi ynë dhe aksioni politik që duhet zhvilluar për arritjen e objektivave tona politike.
Shoqëria “Çamëria”, Instituti i Studimeve për Çamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI), u ndalën në këto çështje kryesore:
 

  1. Ligji Grek, për ri-rregjistrimin e pronave, pavlershmëria e tij dhe pasojat e mundshme mbi pronësinë legjitime të popullsisë çame.
  2. U ripërsërit kërkesa për ndërtimin në Paramithi, Greqi të një obelisku në përkujtim të masakrës së Paramithisë si edhe për ndërtimin e një varreze përkujtimore pranë Urës së lumit Kalama, në Greqi; aty ku prehen të rënët e pafajshëm që nuk mundën të kapërcenin kufirin e vdekjes.
  3. Në takim u shqyrtua  kërkesa e të zgjedhurve tanë lokal për nisjen e proçedurave për binjakëzimin e qytetit të Konispolit me qytetin e Mitrovicës.
  4. U analizuan situatat politike në Shqipëri, në nisje të këtij viti electoral; u shqyrtuan gjithashtu objektivat tona dhe rruga që duhet ndjekur për maksimalizimin e përfaqësimit.

 
Faleminderit,

 


Për Shoqërinë “Çamëria”
Kryetari , Ardian TANA

Për Institutin e Studimeve për Çamërinë
Drejtor Ekzekutiv, Ahmet MEHMETI

Për Partinë për Drejtësi dhe Integrim
Kryetari, Tahir MUHEDINI

 

 

 

 

Partia për Drejtësi dhe Integrim, PDI
Adresa: Rr. "Kostandin Kristoforidhi" Pallati 17 katesh prane
Prokurorise se Pergjithshme, Kati Dyte, Apartamenti 6, Tiranë, Shqipëri
(Albania)Tel & Fax ++ 355 4231750, www.pdi-al.com