Data: 06/09/2006
Z.Kryetar i Parlamentit Europian
Kam votuar në favor të realizimit të Marrëveshjes së Stabilizimit Asocimit ndërmjet BE dhe Shqipërisë, të prezantuar nga kolegia socialiste Ilves, sepse vetëm integrimi gjithmonë e më i madh dhe deri në hyrjen sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE, do ti japin përgjigjen më të mirë problemeve të Ballkanit dhe në veçanti të Shqipërisë.
Ngjarjet që e kanë trazuar Ballkanin në vitet 90 duhet të na mësonin që egoizmi I Shteteve-Kombe nuk është kurrë pjesë e zgjidhjes së problemeve. Pas çështjes së Kosovës: ajo e Çamëve është çështja e fundit e madhe kombëtare që I përket popujve që flasin gjuhën shqipe. Dhe për çështjen e Çamëve – siç ka ndodhur edhe për Kosovën - në radikalet jemi ndër të parët që i kemi denoncuar, në këtë sallë, dhunimin e të drejtave të këtij-populli.
Kjo Marrëveshje e Stabilizim Asocimit le të hedhë bazat për të ndërtuar një dialog për çështjen e të drejtave kulturore dhe për rikthimin e të mirave materiale të Çamëve me qëndrim në Greqi dhe jashtë saj, që duke mos u bazar vetëm në drejtimin logjik ndërmjet egoizmave të kombësive, por me përfshirjen e Europës dhe të Institucioneve Ndërkombëtare.
Urojmë që – edhe mbi bazat e kësaj marrëveshje - të gjitha palët e lidhura me këtë çështje si në Greqi e Shqipëri, gjithashtu edhe në Bruksel, të mund ti përgjigjen nevojës tashme të hershme të këtyre 250.000 grave dhe burrave.
Marco Cappato,
Lista Bonino, Grupi I Aleances Demokratike dhe Liberale
Parlamenti Eurpian
Bât. Altiero Spinelli
09G346
60, rue Wiertz / Wiertzstraat 60
B-1047 Bruxelles/Brussel
|