Të nderuar përfaqësues të mediave Shqiptare dhe të huaja. Në emër të Partisë për Drejtësi dhe Integrim (PDI) do të doja tju falenderoja fillimisht për praninë tuaj këtu, që së bashku me ne, po përkujtojmë viktimat e pafajshme Çame të gjenocidit shovenist Grek karshi një popullsie të pafajshme Çame. Do tju thoja gjithashtu se PDI-ja si bashkëkordinatore e këtij marshimi dhe aksioni politik I është kushtuar vetëm dimensionit integrues europian të tij. Pa dyshim, që ne ketu jemi për të përkujtuar gjenocidin Grek kundër Çamëve të pafajshëm, por sot nuk kemi të bëjmë me të njëjtën qeveri Greke, apo institucion që përfaqëson ato kohë, por me një shtet me detyrime dhe të drejta të plota si vend anëtar i BE ku synon të jetë pjesë integrale edhe Shqipëria. PDI-ja në ndryshim nga institucionet e tjera beson se të drejtat e popullsisë Çame nuk mund të zgjidhen vetëm midis Shqipërisë dhe Greqisë, apo institucioneve që përfaqësojnë popullsinë Çame me shtetin Grek, por ato mund të zgjidhen vetëm me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra me ndërmjetësi Ndërkombëtare. Ne besojmë se vetëm kështu mund të arrihet një zgjidhje demokratike dhe e drejtë e respektimit adekuat të të drejtave themelore të popullisë Çame, popullsi e cila duhet të trajtohet me standartet ndërkombëtare të pakicave etnike. Të nderuar pjesëmarrës, Së fundmi në vëmendjen e opinionit publik Shqiptar doli se qeveria Greke kishte menduar mirëfilli për të rënët e saj të luftës italo-greke (28 Tetor 1940 deri në 6 Prill 1941) të zhvilluara në territoret e Shqipërisë. Ne Shqiptarët papritmas morëm vesh se një varr gjigand I ushtarëve Grek të rënë në luftën e sipërpërmendur ishte ndërtuar në Këlcyrë dhe se ndërkohë mendohej të ndërtoheshin dhe varre të tjerë me të njëjtin qëllim dhe në tokë Shqiptare, ndonëse Shqipëria është e lidhur me ngjarjen historike vetëm sepse ka qënë e pushtuar nga Italia Fashiste. Nga ana tjetër, z. Karolios Papulias President aktual I Greqisë, gjatë vitit 1985, koha në të cilën ishte Ministër I Punëve të Jashtme të Greqisë, vizitoi Këlcyrën dhe vendosi kurora me lule në varret e dëshmorëve të vendit të tij. Në fakt, të njëjtën gjë dëshiron të bëj edhe popullsia Çame, pra të ketë mundësinë të vendosë kurora lulesh në varret e të parëve të tyre të cilët ishin viktima të shovenizmit Grek të atëhershëm. Z. Papulias, President I Greqisë, vitin e kaluar anulloi një takim pune me Presidentin e Shqipërisë z. Alfred Moisiu në Sarandë, vetëm e vetëm sepse kishte lejuar një grup Çamësh ti uronin mirëseardhjen në mënyrë demokratike Presidentit të shtetit të tyre të origjinës. Ndërkohë edhe Fortlumturia e Tij Anastasious Janulatous që sigurisht jo me cilësinë e Kreut të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare drejtoi meshën në Kishën e Këlcyrës për ushtarët Grek të rënë në Lufën e Dytë Botërore, duhet dhe është e domosdoshme të reflektojë pozitivisht ndaj kërkesave dhe të drejtave të popullsisë Shqiptare Çame dhe të kontribuojë për zgjidhjen demokratike të tyre. PDI-ja duke nënvizuar faktin se shumë prej nesh, por edhe unë personalisht, kemi varret e të parëve tanë në Çamëri (Greqi) dhe kemi dekada pa I vizituar, pa vënë një buqetë me lule në shenjë respekti ndaj tyre, pas debatesh edhe të ashpra të Kryesisë, konkludoi në faktin se duhet të pranonim varrezat e të rënëve Grek në Shqipëri, por duke i kërkuar Shtetit Grek dhe atij Shqiptar të bëjnë të pamundurën për të arritur në nivelin e emancipimit tonë politik. Pra, që edhe popullisë Çame ti jepet e drejta e zgjidhjes së lirë dhe demokratike të dyshtetësisë dhe të pronësisë, të cilat janë të drejta të patjetërsueshme. Nëse kjo ndodh edhe ne, si z. Papulias e shumë shtetas Grek dhe Europian, do të kemi mundësi të kujtojmë me buqeta lulesh të parët tanë atje ku prehen aktualisht. Nësë të gjitha palët e interesuara do të shikonin me këtë dritë vështrimi Integrues Europian, atëherë të rënët e të gjithëve do të preheshin të qetë në varret e tyre dhe do të kishim më shumë stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan. Unë ju falenderoj të gjithëve nga zemra për pjesëmarrjen tuaj. |
||
|
|
|
|
|
|
||
|
|
||