Në vëmendje të veçantë z. Franco Frattini
Zëvendës Kryetar i Komisionit Europian dhe Komisar për Drejtësi
dhe Të Drejtat e Njeriut .

I Nderuar z. Komisar ,

Po Ju drejtohemi sot,

për t`ju vënë në dijeni se passi organizuam një takim të Partisë sonë (PDI, Partia për Drejtësi dhe Integrim) midis  pjesëmarrësve dhe  përfaqësuesve të popullsisë çame  në Shqipëri, në veçanti të Shoqatës Atdhetare Poltike çamëria, patëm mundësinë dhe   përgjegjësinë për të vendosur që t`ju drejtohemi Juve, si zëvendës President i Komisionit Europian dhe njëkohësisht Komisar për Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut i po të njëtit Komision.
 
Në fakt në emër të përfaqësuesve të popullsisë çame, por edhe në emër të Partisë sonë (PDI), si dhe në emrin tonë personal, unë Tahir Muhedini dhe Amos Dojaka, përkatësisht Kryetari dhe Sekretari i Përgjithshëm i  PDI, duam t`ju falenderojmë që gjeni kohën dhe keni durimin për të lexuar letrën tonë ( bashkangjitur dhe një dosje ) dhe të reflektoni për çështjen e çamërisë për të cilën kemi vendosur që t`Ju drejtohemi .
 
Konkretisht, duam të falenderojmë Komisionin Tuaj që nëpërmjet Kryetarit z.Christ Patten, ka pranuar të shqyrtojë një dokument përsa i përket çështjes së drejtë të çamërisë,  të dorëzuar nga një grup europarlamentarësh të legjislaturës së kaluar .

Dëshirojmë të shtojmë, dhe bëjmë mirë të përmendim, që në raste të tjera të ngjashme, kontributi Juaj personal dhe politik ka qenë dhe është vendimtar. Duke përfituar nga kjo, dëshirojmë Tju para–falenderojmë Ju personalisht, si dhe të deklarojmë se shpresojmë e besojmë edhe në mundësi të tjera, që çështja çame të gjejë zgjidhjen e saj të drejtë dhe demokratike, si nga Institucionet përkatëse Europiane (psh Zyra Juaj e Të Drejtave të Njeriut dhe e Drejtësisë në Komisionin Europian) ashtu edhe në Shqipëri edhe Greqi.

Ne e dimë që është një gjë absolutisht e drejtë për tu bërë dhe shpresojmë shumë në mbështetjen Tuaj politike dhe personale, si edhe në punën e Komisionit Tuaj në mënyrë të tillë që të mundësohet rikuperimi dhe  respekti për dy të drejta themelore për popullsinë çame: (të drejtën për dy shtetësinë dhe të drejtën e pronësisë)

I nderuar Z. Komisar,

Kërkojmë me të gjithë shpresën e popullsisë çame dhe gjithashtu të Partisë sonë PDI, e cila u është zotuar atyre se do të punojë për të gjetur një zgjidhje të drejtë të kërkesave legjitime të komunitetit çam. Duke përfituar nga rasti, transmetojmë besimin e tyre në Komisionin Tuaj për Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut të Bashkimin Europain, Entitet Poltik në të cilën Shoqëria jonë Shqiptare dëshiron të jetë pjesë aktive dhe e barabartë në përgjegjësi dhe përfitime.

Bashkangjitur do të gjeni një dosje të përgatitur nga ne, duke monitoruar mardhëniet midis shqipërisë dhe Greqisë përsa i përket kësaj çështje të pazgjidhur të çamëve, duke sjellë në të njëjtën kohë dhe një retrospektivë të nevojshme që të bëhet e mundur kuptimi sa më i drejtë i këtij rasti kompleks.
 
Pershendetje te perzemerta ,

Tahir Muhedin,i Kryetar i PDI

Amos Dojaka, Sekretar i Pergjithshem i PDI

8 Tetor 2005

Mardhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë të tendosura nga çështje e pazgjidhur e popullsisë çame .

Fatkeqësisht, nëse e kaluara fsheh padrejtësi historike duhet të kemi  domosdoshmërisht një të ardhme pozitive për të vënë drejtësinë dhe të arrihet në një paqe të dëshirueshme dhe të përhershme.
Duke ju referuar kësaj filozofie e për të arritur në element konkretë, duam T`ju informojmë, për një vizitë të Presidentit të Republikës së Greqisë z. Karolos Papoulias, në një qytet në veri të Greqisë, të quajtur Paramithia. Kjo vizitë u realizua formalisht për  të marrë pjesë në përkujtimin e një ngjarje historike që daton më 29 Shtator 1943, kur nazistët kishin ekzekutuar 49 këshilltarë bashkiak grek.
Por, përveç faktit se as lajmet Greke, por as diskutimet e rastit të mbajtura me rastin e përkujtimit të kësaj ngjarje nuk përmenden çështjen e çamërisë. tekstet e historisë në shkollat Greke u mësojnë të rinjve grek, që në këtë eveniment tragjik për qytetarët grek, së bashku me nazistët për ekzekutimin e 49 patriotëve Grek kanë bashkëpunuar edhe disa qytetarë grek me origjinë çame .
Sipas këtyre tekseve historike të Greqisë, përsa i përket kësaj masakre historike ndaj popullit Grek, shtet që është anëtar me të drejta dhe detyrime të plota në BE (Bashimit Europian), ishte kjo masakër që shkaktoi urrejtjen e Grekërve ndaj popullsisë çame, të cilën e akuzuan për bashkëpunim me okupatorët nazi-fashist.
Në fakt, në Janar të 1944 u përzunë me dhunë të paparë nga Çamëria rreth 44.000 qytetarë çamë me shtetësi Greke dhe përkatësi fetare Muslimane. Por, duke ju referuar kësaj pjese të historisë që i përket mardhënieve midis Grekëve dhe çamëve shqiptar, duhet thënë se, ajo ngjarje tragjike ishte thjesht preteksi i cili u përdor për të realizuar  një genocidi tragjik karshi një popullsie të pafajshme, nga i cili nuk i shpëtuan dot as gratë, as fëmijët, as pleqtë, që ishin pjesë e popullsisë Muslimane çame. Për më tepër, kësaj popullsie ju konfiksuan si të mirat e lëvizshme ashtu edhe të palëvizshme si: tokat, shtëpitë, orenditë dhe kafshët shtëpiake. 
Në të njëjtën kohë, çuditërisht pjesa e popullsisë çame me besim Kristian  Ortodoks nuk pati të njëjtin fat si pjesa Muslimane e Çamëve, edhe pse ishin nga  e njëjta popullsi e akuzuar dhe e ndërshkruar si bashkëpuntorë të nazi fashizmit. 
Për ti dhënë zë të vërtetës historike, dhe jo asaj politike dhe të manipuluar, duhet thënë që Greqia, gjatë historisë së saj i ka trajtuar tradicionalisht qytetarët Musliman si Turq, dmth si armiq historik të saj, dhe ka përdorur çdo lloj mundësie për t`i përzënë nga territori Grek.
Duke u mbështetur në fakte historike, vetëm gjatë periudhës 1921 deri 1926 u ekzekutuan shpërngulje të ndryshme të popullsisë shqiptare muslimane çame duke e shkëmbyer me polpullsinë Greke të Azisë së Vogël, gjatë revolucionit Turk të udhëhequr nga  Qemal Ataturku.

Duke ju rikthyer ngjarjes së  fundit në  Paramithia...

Duke ju rikthyer edhe një herë ceremonisë së Paramnithisë dhe pjesëmarrjes së Presidentit Grek z.Papoulias, e shohim me vend të themi se kjo vizitë ishte e para vizitë Presidenciale në këtë përvjetor të ngjarjes në Paramithisë (qytezë e Thesprotisë, të Greqisë së Veriut në kufi me Shqipërinë e Jugut), që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Në fakt edhe pse u shmang gjatë ceremonisë së përmendur referimi  i bashkëpunimit të çamëve me Nazistët, burime lajmesh dhe gazetash politikisht afër me Greqinë, e kanë cilësuar këtë vizitë të presidentit Grek në Paramithia të motivuar nga  çështja çame.
Këto burime publike, në fakt, duke sjellë në vëmendje një ngjarje të ndodhur në Prill të vitit 2002, ku shpërthyen 2 bomba në qendër të këtij qyteti dhe afër rajonit të policisë, edhe pse autoritetet greke kanë arrestuar dhe ndërshkruar dy të rinj Grek, si autorë të ngjarjes, dhe duke e injoruar edhe faktin se asnjë organizatë e çamëve nuk ka marrë përgjegjësinë e këtij akti të dhunshëm, nënvizojnë artificialisht që gjithçka ka ndodhur në territoret nga të cilat janë përzënë  Çamët, sigurisht me keqdashje!   
Nga pikëpamja juridike nuk mund të garantohet asnjëra nga mundësitë, por nga pikëpamja politike, kjo gjë është sigurisht shumë domethënëse. Në rast se kjo vizitë Presidenciale në Paramithia ka marrë shtysë nga çështja Çame, atëherë duhet të gjejmë arsyet në organizimet ligjore dhe demokratike të çamëve të Shqipërisë.
Kjo popullsi tashmë është e ribashkuar si në Shoqatën çamëria edhe në një Insitut për studimet e historisë së çamërisë që gëzojnë statusin e ONG, dhe janë anëtarësuar edhe në Partinë Politike PDI që ka si pjesë të Programit të saj zgjidhjen demokratike të çështjes çame.
Partia për Drejtësi dhe Integrim Europian (PDI), tashmë pas kërkesës së Organizatës çamëria, përtej zhvillimit të punës së saj në raport me gjithë shoqërinë Shqiptare ka marr përsipër gjetjen e zgjidhjes demokratike për dy nga elementet  kryesorë të popullsisë çame: të drejtën e rikthimit të pronave dhe rimbordimin e të gjitha dëmeve, gjithashtu dhe të drejtën e dy shtetësisë, si asaj greke që është injoruar nga një ligj dekret i miratuar gjatë rregjimit Komunist në Shqipëri, nga diktatori Enver Hoxha; si dhe atë Shqiptare që e mbajnë prej vitesh.

Shtysat kryesore dhe të vërteta në Shqipëri

Në fakt, arsyeja që e ka bërë  popullsinë çame që vendosi për tu organizuar dhe bërë pjesë e themelimit të një Partie Politike, duhet thënë, se gjeti shtysë pasi rezoluta Parlamentare për Çështjen Çame në  legjislaturën e kaluar Shqiptare nuk u aprovua.
Kjo Rezolutë u dorëzua nga disa deputetë të Qendrës së Djathtë Shqiptare, e cila në momentin që ishte për tu aprovuar nga mazhoranca e deputetëve, u bllokua nga ndërhyrja e fortë e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, dmth nga Minoranca Greke në Shqipëri, dhe duke ju referuar shtypit, edhe nga një ndërhyrje e fortë nga politika e Athinës ndaj ish Qeverisë  Socialiste e drejtuar nga Fatos Nano.
Një fakt tjetër, që mund të ndihmonte për të kuptuar më mirë këtë prezantim, do të ishte edhe inisiativa e fundit politike e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe e Shoqërisë OMONIA, e Minoritetit Grek në Shqipëri, të cilët kërkojnë një rregjistrim të ri të popullsisë në Shqipëri, duke përfshirë edhe elementin fetar dhe atë etnik të shoqërisë Shqiptare.
Ne nuk mund të themi që e bëjnë këtë kërkesë të shtyrë nga injoranca apo nga keqdashja, por avancimi i këtyre kërkesave në Shtetin e vetëm të Ballkanit, të vetshpallur laik që nga Shpallja e Pavarsisë pas rrëzimit të Perandorisë Osmane, dhe që është i njohur ndërkombëtarisht për një ekuilibër historik fetar, sigurisht duhet të na bëjë të reflektojmë mirë, si ne, ashtu edhe Ju.

Reagimet Greke për çështjen Çame.

Kemi mundësinë t`Ju informojmë se nga burimet e mass-medias Shqiptare, një qytetar Shqiptar ka hapur një çështje civile në Gjykatën e Selanikut në Greqi. Në fakt, deri tani asnjë nuk e di identitetin e këtij qytetari Shqiptar, por thuhet se ai ka hapur një çështje civile për të fituar të drejtën e pronësisë të familjes së tij në qytetin e Selanikut, e cila i është konfiksuar në vitin 1940, bazuar në Ligjin të Luftës me dekret 2636.
(Ky ligj, pra 2636, ka konfiksuar, si të mirat e lëvizshme dhe ato jo të levizshme si: tokat, shtëpitë, orenditë dhe kafshët shtëpiake të një popullsi të konsideruar si bashkëpuntorë të nazi-fashizmit)
Në drejtim të çështjes ligjore, sipas të njëjtave burime, e drejta e pronësisë për tokën ishte trashëguar në fakt ligjërisht nga shtetasi i sipërpërmendur gjatë vitit 1967, dhe menjëherë në vitin  1993 shteti Grek,  pa qenë pronari i ligjshëm i tokës, e kishte dhënë këtë pronë për ndërtimin e një Qendre Tregëtare private.
Si përfundim, Gjykata e Selanikut i ka dhënë të drejtë Administratës të Shtetit Grek, shtet anëtar me të drejta dhe detyrime të plota i Bashkimit Europian, dhe jo qytetarit shqiptar, duke e shtyrë  Kryeprokurorin e Gjykatës së Kasacionit të Greqisë, Dimitrios Linos, që ti kërkojë Gjykatës së vet për të vendosur që të gjitha pronat e konfiksuara në atë kohë shtetasve Grekë me origjinë Shqiptare, të vihen në dispozicion të shtetit Grek sepse ligji i Luftës (2636) me Italinë dhe Shqipërinë është akoma në fuqi dhe me të drejta të plota!

Historia e ligjit 2636 dhe një fotografi e historise përkatëse në retrospektivë

I nderuar Komisar i Bashkimit Europian, ndoshta ndonjëri prej Jush s`do të besonte, edhe po të ishte historian në profesionin e tij e jo vëtëm një qytetar nga miliona midis jush, por origjina e këtij ligji vjen nga periudha në të cilën Italia pushtoi Shqipërinë në vitin 1939, duke deklaruar kështu edhe Bashkimin Mbretëror Italo-Shqiptar, dhe kur aleati i saj, Gjermania, pushtoi Rumaninë e Bullgarinë, dhe e gjithë kjo situatë bëri që në vitin 1940 Greqia, e trembur me të drejtë, nëpërmjet një ligji të titulluar 2636, deklaroi luftën kundër Bashimit Mbretëror Italo-Shqiptar.
Në fakt, bazuar mbi këtë ligj dekret, Autoritetet Juridike dhe Ushtarake Greke kanë realizuar një genocid të vërtetë kundër popullit Çam musliman, që në atë periudhë ishin shtetas Grek me të drejta të plota.
Nëpërmjet të njëjtit ligji, implementuar nga Gjykatat Ushtarake Greke e asaj kohe, këtyre qytetarëve u janë konfiksuar si të mirat e lëvizshme dhe ato të palëvizshme si: tokat, shtëpitë, orenditë dhe kafshët shtëpiake, të cilat u deklaraun si prona të armikut, dmth e Mbretërisë së Bashkuar Italo–Shqiptare dhe të bashkëpuntorëve të nazi-fashizmit.
Por, duke ju referuar asaj pjese të historisë kur Italia i shpalli luftë Greqisë, Shqipëria automatikisht ishte e lidhur pas faktit historik dhe në vitin 1941 duke qenë e pushtuar nga Italia, u bë bazë ushtarake për pushtimin ushtarak të Greqisë.
Sipas historisë të drejtë dhe jo asaj të manipuluar, politika e Italisë e asaj periudhe u kishte premtuar shqiptarëve që do te çlironin territorin Shqiptar, kryesisht atë të çamërisë, të vendosur padrejtësisht nën zotërimin e shtetit Grek.
Për më tepër, me kapitullimin e Italisë dhe me zbarkimin e Gjermanisë në Ballkan, kjo ngjarje e fundit historike solli formalisht dhe një “unifikim” të territorit të Shqipërisë, duke bërë kështu që të funksiononte formalisht një Administratë e Përbashkët Shqiptare për të gjitha trojet Shqiptare.
Në ditët e sotme, duke mos cituar këtu paktet historike dhe ngjarjet politike të ndodhura gjatë Luftës së Ftohtë, ajo periudhë vjen e konsideruar si “nul” në drejtim të Italisë dhe Gjermanisë, duke parë që të tre këto shtete janë tashmë anëtare të Bashkimit Europian (BE) dhe të NATO-s.
Për më tepër, shteti Grek ka vendosur të mos e zbatojë tërësisht ligjin 2636, duke bërë edhe akrobaci politike absurde. Është shumë e mundur, por nuk e konfirmojmë profesionalisht, që Qeveria Greke e ka abroguar këtë ligj që nga viti 1987, por Parlamenti Grek nuk ka marrë akoma asgjë për ratifikimin dhe shfuqizimin me të drejta të plota të këtij ligji!

Reflektimi i sotëm i Greqisë në drejtim të Shqipërisë

Natyrisht që të gjitha hipotezat, duhet të verifikohen në mënyrë profesionale, institucionale dhe politike madje dhe në dimensione Europiane, respektivisht edhe nga Zyra Juaj shumë e rëndësishme, por duhet shtuar për më tepër se, që nga viti 1996 Greqia ka praktikuar një Traktat Miqësie me Shqipërinë, akt politik i firmosur respektivisht nga Presidenti i atëhershëm Grek, Andreas Papandreus dhe nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha.
Tashmë është e vërtetë që është ky Traktat i Miqësisë që ka sjellë bazën ligjore të nxitjes së prokjekteve ekonomike dhe financiare të Greqisë, e cila mban vendin e parë në klasifikimin për investitorët e huaj në Shqipëri. Por, ndërsa do i bëhej një fotografi e rrjedhimeve të pas këtij traktati në Greqi në raport me Shqiptarët dhe Shqipërinë, duhej një mbyllje në mënyrë koherente.
Duke cituar këtu thënien “rastësia është çelësi i fatit” është e nevojshme të theksohet se Greqia feston çdo 28 Tetor Çlirimin e vendit nga fashizmi, dhe sipas traditës së tyre, shkollat e Greqisë, prej vitesh, më të mirit të nxënësve, i japin mundësinë të ngrejë flamurin Grek para Shkollës dhe nxënësve të tjerë. Në fakt, dhjetë vitet e fundit, ka ndodhur që ndër nxënësit më të mirët në shkollat greke, ishin “rastësisht” emigrantët shqiptar, duke provokuar kështu një frymë racizmi të grekëve kundrejt tyre.
Sipas shtypit Grek dhe Shqiptar, vetëm së fundi janë verifikuar dy raste: në Patra në një shkollë të mesme, nxënësit grek braktisën mësimin sepse Sonila Metushi, nxënëse shqiptare ishte zgjedhur si më e mira e shkollës dhe duhej të ngrinte Flamurin Grek përpara shkollës; dhe në Selanik, në një shkollë tjetër të mesme, në ditë të ndryshme nxënësit grek të kësaj shkolle, protestuan sepse Këshilli Pedagogjik i Shkollës kishte zgjedhur Irini Xhimo, një nxënëse me origjinë Shqiptare, të ngrinte Flamurin Grek.
Për të përmbledhur këtë argument, edhe sipas një raporti të fundit në Tetor 2005 i Amnesty International, në përgjithësi autoritetet Greke dhe në veçanti policia Greke shfaqin një dhunë fizike kundrejt qytetarëve shqiptar, emigrantë në këtë Shtet.

Nëntor 2005

Një incident diplomatik midis Greqisë dhe Shqipërisë

I nderuar Komisar i Komisionit për Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut i Shteteve Anëtare të BE, duhet t`Ju informojmë që në 1 Nëntor, Presidenti Karolos Papoulias, bëri një vizitë informale në Jug të Shqipërisë.
Në fakt dhe fatkeqësisht, ajo vizitë u ndërpre nga një vendim i paparashikuar i trupit diplomatik të Presidenit Grek. Më pas, Presidenti Grek Papoulias, pas vizitës së  qytetit shqiptar, Gjirokastrës, u nis për në qytetin e Sarandës, në të cilën ishte parashikuar një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, dhe në vend që të kryente këtë takim vendosi të kthehej mbrapsht në shtetin e tij!
Menjëherë më vonë, sipas burimeve të mass-medias Greke, autoritetet Greke kanë deklaruar se ky ishte vendimi i të dy Presidentëve respektiv, për motive sigurie, mqs në Sarandë një grup me qytetarë Çamë kishin organizuar një pritje mirëseardhje për Presidentin Grek.
Por nga ana tjetër, përgjigjia e Presidencës Shqiptare ishte po e menjëhershme. Zëdhënësi i Presidencës Shqiptare organizoi një koferencë shtypi, për të bërë të ditur që Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu, gjykonte vendimin e marë nga Presidenti I Republikës së Greqisë, për të mos kryer këtë takim dypalësh në qytetin e Sarandës, i cili ishte mbi të gjitha irracional dhe pa asnjë precedent në mardhëniet midis këtyre dy popujve.
Zëdhënësi ka shtuar se forcat e policisë kishin ofruar të gjithë sigurinë e duhur dhe se mitingu ishte mbi të gjitha demokratik. Duke e mbyllur, Zëdhënësi deklaroi se pavarsisht kësaj, Presideni i Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të punojë që mardhëniet midis këtyre dy shteteve të forcohen në të ardhmen.
Kjo deklaratë është pasuar, nga një koferencë shtypi e Zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Sipas Zëdhënësit Grek, përgjegjësia ishte e gjitha e autoriteteve Shqiptare që nuk morën masa për sigurimin e vizitës së Presidentit Papoulias, dhe që u dhanë leje Çamëve për të realizuar mitingun.
Zëdhënësi Grek nuk ka harruar të thotë që këto incidente nuk e ndihmojnë Shqipërinë, që dëshiron të anëtarësohet në BE, në fakt ai ishte duke aluduar se Greqia mund të shfrytëzonte Veton, në rast nevoje.
Por, çfarë ka ndodhur duke ju referuar fakteve? Përfaqësuesit e minoritetit Çam, nëpërmjet mitingut të organizuar nga ata, ishin paraqitur me disa sllogane të shkruajtura në gjuhën Shqipe dhe Greke, nëpërmjet të cilave kishin menduar ti uronin mirëseardhjen Presidentit të Republikës së Greqisë, i cili ka qenë formalisht shteti i tyre deri në 1953, vit në të cilin, nënshtetësia Greke u është injoruar në mënyrë kolektive, duke ju dhënë nënshtetësinë Shqiptare në të njëjtën mënyrë, pra kolektive, të gjithë Çamëve të Shqipërisë.
Ata, dmth Çamët, nëpërmjet këtij mitingu kërkonin që Presidenti i Republikës së Greqisë, që i përket një fryme politike të moderuar dhe liberale të Greqisë dhe në veçanti në raport me Shqiptarët dhe Shqipërinë,  ti benin të ditur, që ata donin të gëzonin të drejtën ligjore të hyrjes në Greqi, për tu kthyer në shtëpitë tyre  në krahinën e Çamërisë.
Duhet theksuar se ata nuk kishin harruar të përmendin faktin që Presidenti Papoulias ishte rritur në bashkëjetesë  me një familje muslimane Çame.
Por siç ndodh shpesh në Ballkan, të nesërmen kryeartikujt e gazetave Shqiptare dhe Greke shkruanin: Një incident diplomatik i ndodhur midis Tiranës dhe Athinës, dhe secila prej tyre fajësonte shtetin tjetër për atë ç`ka kishte ndodhur. Por, këtë radhë fatmirësisht këtë ngjarje e interpretuan edhe mass-mediat ndërkombëtare si: Free Europe Radio, Radio radicale e Italisë, BBC,  Voice of America, etj. Ndërkohë, nuk munguan edhe incindentet e dhunshme ndaj emigrantëve shqiptar në Greqi.

Një incident tjetër ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë

Në 26 Shkurt 2006 në Himarë, në një qytezë në jug të Shqipërisë, ajo që duhet të ishte një festë për inagurimin e një shkolle, u transformua në një manifestim politik të shoqërisë OMONIA, organizatë e minoritetit Grek në Shqipëri! Pjesëmarrësit në këtë përurim kërkuan zyrtarizimin e Himarës si territor  i  Greqisë!
Slloganet si “Rroftë Greqia”, “Himara është e Greqisë” dhe shumë flamuj Grek dhe vetëm një flamur Shqiptar, shoqëruan mbërritjen e Zëvendës Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, që së bashku me një grup të madh diplomatik Grekësh ishin pjesëmarrës në këtë inagurim.
Mass-mediat bënë të ditur se organizatorët e festës të OMONIA-s, me Kryetar të Bashkisë së Himarës z.Vasil Bollano, i kanë bërë ftesat në mënyrë të selektuar për pjesëmarrësit në këtë inagurim.
Ndërkohë që bota politike në Tiranë ishte e angazhuar, brenda dhe jashtë Parlamentit, në një debat politik të opozitës Shqiptare për një votë mosbesimi ndaj Kryetares së Parlamentit znj.Jozefina Topalli, ishte parashikuar dhe një pjesemarrje e anës Shqiptare në këtë inagurim të shkollës Greke në Himarë.
Albert Gajo e Gjergji Bojaxhi, respektivisht Zëvendës Ministër i Integrimit Europian dhe Zëvendës Ministër i Ekonomisë ishin nisur për të marrë pjesë në këtë inagurim. Por Z.Gjergji Bojaxhi sapo mësoi që ndërtesa e shkollës nuk kishte marrë lejen ligjore për ndërtimin e saj, edhe që autorizimi për funksionimin e kësaj shkolle nuk ishte marrë nga Këshilli Bashkiak I Himarës, vendosi që ta bojkotonte këtë inagurim.

Reagimet në Shqipëri përsa i përket kësaj ngjarjeje

Ministria e Arsimit të Shqipërisë, nëpërmjet Zëdhënëses së tij Ermelinda Muho, bëri të ditur, që si Komisioni i Liçensimit të shkollave të këtij niveli, ashtu dhe Ministria e Arsimit me Ministër, z.Genc Pollo, kanë firmosur rregjistrimin e kërkuar nga një Kompani private që ka ndërtuar edhe një shkollë tjetër të ngjashme Greke në qytetin Shqiptar të Korçës.
Por, sipas ligjit, kjo liçence bëhet efektive vetëm pasi të jetë sigluar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë dhe e firmosur nga Kryeministri. Ky i fundit, sipas zëdhënëses, nuk e kishte firmosur e sigluar akoma, por edhe nëse do e kishte firmosur edhe vet Kryeministri, gjithmonë sipas zëdhënëses, gjithçka do të ishte e lejueshme për vitin akademik 2006-2007, i cili akoma nuk kishte filluar.
Duke konfirmuar këtë, Sali Berisha, Kryeministri i Shqipërisë, deklaroi se shkolla Greke në Himarë nuk përfaqëson asnjë shqetësim për Qeverinë e tij, por mungesa e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit ishte e justifikueshme. Kjo, sipas kryeministrit sepse një shkollë duhet të inagurohet kur në të fillon mësimi. Ne duam të themi, ka shtuar Kryeministri, se jemi dakort, por mësimi në këtë shkollë duhet të fillojë vetëm në muajin Shtator, ose ditën e parë të Tetorit të  çdo viti.
Pëllumb Xhufi, ish Ambasador i Shqipërisë në Romë, dhe tani Zëvendës Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Europian (LSI), forcë politike e majtë në Shqipëri, kërkoi që Presidenca e Shqipërisë të reagonte për atë që ndodhi në Himarë, që sipas Xhufit ka qenë e provokuar në mënyrë të turpshme nga jashtë.
Xhufi, deklaroi se përsa kishte ndodhur në  Himare, kjo ngjarje ofendon ndjenjat e të gjithë shtetasve Shqiptarë dhe në veçanti të atyre të Himarës, dhe shtoi se Partia e tij e konsideron hapjen e shkollave Greke në Himarë dhe në Korçë si veprime politike të pamatura të Qeverisë Shqiptare.
             

Disa vlerësime mbi politikën Greke përsa i përket integrimit të Shqipërisë në Europë.

Vangjel Dule, Kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, e njohur nga të gjithë si Parti e Minoritetit Grek, pjesëmarrës në inagurim e përmendur më sipër, ka deklaruar se s`ka vënë re asgjë të parregullt dhe jo demokratike në ngjarjen e Himarës.
Z.Vangjel Dule, duke injoruar kërkesat e të pranishmëve për njohje zyrtare të Himarës si territor Grek, që me thënë të drejtën sipas studjuesve nuk ka të bëjë fare me traditën e Greqisë, ka shtuar se e drejta për të qenë i shkolluar në këtë shkollë, është një kusht ndaj Shqipërisë për rrugën drejt Integrimit në Europë!
Një deklarim i tillë, por edhe të tjera që vijnë nga Athina, në fakt të bëjnë të mendosh që ka një strategji të caktuar të autoriteteve Grekë. Në vend që të pritej fillimi normal i vitit të ri akademik, dmth Shtatori i 2006, për të inaguruar shkollën Greke në Himarë, u transformua nga një inagurim shkolle në një manifestim politik.
Kjo ndoshta sepse, në Shtator ose në Tetor në fillimin e Vitit Akademik në Shqipëri, do të bëhet kalimi nga ana teknike në atë politike të Marrëveshjes së Asocimit dhe Stabilizimit të Shqipërisë në BE. Dmth, sipas të gjitha deklaratave zyrtare, ajo periudhë do të jetë përfshirë nga faza e Ratifikimit të Marrëveshjes nga ana e parlamentarëve të 25 vendeve anëtare të BE, dhe me ta edhe Parlamenti Grek, që nuk do të kishte asnjë mundësi të shtynte këtë datë historike për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Presidenti Grek Karolos Papoulias, në harmoni me këtë strategji i kishte kujtuar publikisht Tiranës, që të tregohej shumë më e kujdesshme në raportet  e saj me Greqinë dhe me Minoritetin Grek në Shqipëri, nëse do që të integrohet në BE.
Në fakt me këtë llogjikë, edhe Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Evripidis Stilianidhis, në fjalën e mbajtur në ceremoninë për inagurimin e shkollës Greke në Himarë, deklaroi se ky veprim është hapi i parë drejt rrugës së Integrimit të Shqipërisë në Bashikimin Europian (BE).
Z.Stilianidhis, duke i quajtuar qytetarët Himariot si patriotë Grek, por sigurisht vetëm pjesëmarrësit në këtë inagurim dhe jo pjesën tjetër të qytetarëve shqiptarë të Himarës, shtoi se minoriteti Grek në Shqipëri do të jetë një shtyrje për një bashkëpunim më të mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Marrëveshja e Miqësisë midis Shqipërisë dhe Greqisë    
           
Në fakt mardhëniet e Shqipërisë me Greqinë kanë përfunduar me një Marrëveshje Miqësie të nëshkruar në 1996. Kjo Marrëveshje midis të tjerash përkufizon domosdoshmërinë që të dyja palët të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e problemit, përsa i përket arsimimit të minorancave respektive të të dyja këtyre shteteve dhe pronave respektive të tyre në vendet përkatëse.
Nga ana tjetër, Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme Greke, Evripidis Stilianidhis, ndërkohë që nga njëra anë thoshte se shkolla e Himarës është hapi i parë drejt Integrimit të Shqipërisë në Europë, nga ana tjetër në një intervistë publikuar në gazetën “Shekulli” e detyroi gazetaren Lindita Çela ta pyesë tre herë radhazi nëse edhe Greqia do të krijojë mundësinë për të hapur shkolla në gjuhën shqipe!
Zëvendës Ministri, kur nuk ka patur me mundësinë për t`Ju shmangur kësaj pyetje, është përgjigjur se për momentin nuk është diskutuar asgjë për këtë mundësi, por ndoshta në të ardhmen...!
Ndërkohë, sipas agjencise Greke ANA në 9 Shkurt 2006 Gjykata e Lartë Greke ju përgjigj pozitivisht kërkesës së Tetorit 2005 të Prokurorit të Përgjithshëm, z.Dimitros Linos, dhe vendosi të autorizonte shtetin Grek që të shiste ligjërisht pronat e të konsideruarve si bashkëpuntorë të Fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, dmth të të gjithë Shqiptarëve, përfshirë dhe Çamët, që në fakt kërkojnë që t`Ju njihen të drejtat e tyre.
Duhet të themi qartësisht, që ky vendim i Gjykatës Greke mori shtysë nga ligji 2636 i vitit 1940. Dmth nga periudha kur Italia pushtoi Shqipërinë, duke shpallur kështu edhe Bashkimin Mbretëror Italo-Shqiptar.
 

Reagimet në Shqipëri për vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë Greke

Është e qartë që reagimet e rastit nuk kanë munguar në Shqipëri, por kanë ardhur në vemendjen e opinionit publik në mënyrë shumë të moderuar.
Shoqëria Atdhetare Politike Çamëria, e udhëhequr nga Servet Mehmeti, PDI (Partia për Drejtësi dhe Integrim), Lëvizja për Integrim Europian të Shqipërisë e ish Kryeministrit Ilir Meta, Institucioni i Avokati i Popullit, një Institucioni Shtetëror me Kryeavokat Ermir Dobjani; e kanë përcaktuar këtë vendim të padrejtë dhe absurd dhe i kanë kërkuar Qeverisë Shqiptare që të reagojë në mënyrën e duhur Institucionale.
Në fakt këtyre kërkesave publike, u përgjigj Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, i cili deklaroi se kjo çështje duhet të zgjidhet ndërmjet palëve të përbashkëta dhe ekspertëve përkatës sipas marrëveshejeve të realizuara në takimin e bërë në Athinë muajin e kaluar me homologun e tij, Kryeministrin Grek Karamanlis.
Kryeministri Shqiptar, pohoi se gjithçka do të zgjidhet, duke ju mbështetur Marrëveshjes të Miqësisë të nënshkruar në 1996, dhe se në rast të kundërt do të zgjidhet nga Institucionet Ndërkombëtare, duke përmendur edhe Gjykatën Europiane të Strasbug-ut.
Në çdo rast, deri tani, asnjë hap nuk është bërë nga ana e Qeverisë të Sali Berishës. Duket se roli i Greqisë përsa i përket integrimit të Shqipërisë në BE dhe e rreth 600.000 shtetasit Shqiptar që punojnë dhe jetojnë në Greqi, e kanë vendosur politikën e Tiranës në një vështirësi të madhe.
Duhet të themi se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Berishës, dmth gjatë viteve 1992-1997 janë verifikuar shumë ndërhyrje të dhunshme të policisë greke kundrejt emigrantëve shqiptar në Greqi, që fatkeqësisht edhe pse kanë rreth 10 vjet që jetojnë në atë vend Europian nuk janë akoma  të legalizuar plotësisht.
.
Informacione të tjera relative që ndihmojnë për të kuptuar mardhëniet e Shqipërisë me Greqinë

Shpjegime të shkurtra për historinë fetare Shqiptare

Është mëse e vërtetë se sipas historianëve, konvertimi në masë i shqiptarëve nga Kristianizmi në Islam ka ndodhur gjatë dy shekujve specifik (XV–XVII) në të cilët invazioni otoman gradualisht dhe në një mënyrë respektivisht të fortë çoi në një konvertim në masë të shqiptarëve.
Për më tepër, duhet të informoheni se sipas historianit italian Roberto della Rocca në librin e tij “Feja dhe Kombi në Shqipëri, 1920–1944”, familjet e mëdha dhe të nderuara Shqiptare ishin konvertuar në katolik, përpara pushtimit otoman, për ti rezistuar tentativave të asimilimit nga ana e Greqisë dhe Sllavëve ortodoksë që gjithmonë kanë ngatërruar fenë me kombësinë.
Dhe pikërisht këtu duhet të gjenden arsyet bazë për konvertimin e shqiptarëve gjatë historisë së tyre mjaft të vështirë. Por, sigurisht, për aq sa mund të përmblidhet nëpërmjet  kësaj dosjeje  dhe për të qenë korrekt, duhet të kujtojmë se asnjë fenomen nuk është njëdimensional, përndryshe fenomeni i sipërpërmendur mund të ishte shtyrë edhe nga prirje të caktuara të natyrshme në drejtim të filozofisë fetare të re të Islamit.
Nga këndvështrimi i historisë politike, edhe sipas historianëve, origjina e Shqiptarëve, Ilirët, përpara Epokës Kristiane ishin Paganë, por me zyrtarizimin e Kristianizmit nga Perandori Romak, Justiniani i Madh, dhe me invazionin në territorin e Ilirisë, Ilirët u kthyen në Kristian ashtu si pjesa tjetër e Perandorisë.
Por, me ndarjen e Perandorisë Romake nga Perandori Kostandini i Madh, në dy pjesë; dmth në Perandorinë Oksidentale, me qendër Romën e sotme, dhe Orientale me qendër në Konstandinopojë, Stambolli i sotëm, në Turqi, territoret e Ilirisë morën një rol shumë kompleks në mes të këtyre dy Perandorive të krijuara.
Në fakt, ajo që ka qenë arsyeja kryesore që ka krijur këtë ndarje në mes të territoreve atëhere të Ilirisë, dhe sot të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, asnjë historian nuk di ç`të thotë. Por, ky vendim të habit nga pikëvështrimi shkencor edhe në ditët  e sotme. Historia është dëshmitare që kjo ndarje e ka konsideruar Ilirinë si pjesë administrative të perandorisë Orientale, por nga pikëpamja fetare nën autoritetin e Papës së Romës.            
Duke ju bazuar historisë ne duhet ta përkufizojmë se mospërputhja midis drejtësisë politike dhe asaj fetare, ka qenë hapi i parë serioz historik për rrugën tragjike të Shqipëtarëve. Menjëherë paskëtaj kjo kombësi duhej të jetonte midis dy Mbretërive, të asaj periudhe, madje edhe të kohërave tona moderne, por gjithmonë në kontradikta të forta, duke bërë kështu që tokat e Ilirisë tashmë të Shqipëtarëve, do të mbeteshin gjithmonë një fushë beteje shumë dimensionale, ushtarake, ekonomike e kulturore.

Shpjegime të tjera për shtetin e vetëm laik në Ballkan

I nderuar, Komisar, natyrisht për të kuptuar këtë fotografi komplekse të Shqiptarëve në drejtim të fesë, duhet ti rikthehemi origjinës së problemit.
Në fakt, Vaso Pasha, një poet i madh i Rilindjes Shqiptare, ka shkruar se “Feja e shqiptarit është Shiptaria ” dhe kjo filozofi ka qenë gjithmonë motivi laik i nacionalizmit shqiptar në ndryshim për tju kundërvenë tentativave të vazhdueshme të kombësive të tjera rajonale për ti asimiluar ata. Këto kombësi dihet botërisht që përdornin fenë e tyre për motive politike espasioniste.
Por, duke bërë një retrospektivë në historinë e vjetër, pas rënies së Perandorisë Otomane, duhet të themi që si nga pikë vështrimi fetar dhe ai politik, të vetmet shtete të pavarura të Ballkanit në atë kohë që patën rezultate pozitive, në maksimumin e mundshëm, ishin vetëm shtetet që përdorën fenë ose me thënë më mirë Kishën.
Duke kujtuar këtu që sipas traditës Otomane, Kisha kishte shumë pushtete dhe të drejta administrative, duke përfshirë edhe mbledhjen e taksave, Grekët, Bullgarët, Serbët  kanë  pohuar se Shtetet e tyre janë krijuar dhe mbajtur në këmbë nga Kishat përkatëse, dhe se në momentet e ndërtimit të shteteve pas rënies së Perandorisë Otomane shtetet e tyre ishin gjysëm të gatshme nga pikëpamja administrative.
Është po aq e vërtetë që shqiptarët duke qenë se shumica e tyre ishin Musliman dhe pjesa tjetër Katolikë dhe Ortodoks, nuk e kishin mundësinë të gjenin Shtetin e tyre, sapo u shpall i pavaruar, gjysëm të gatshëm nga Kisha apo Xhamia.
Sipas Aurel Plasari, një historian Shqiptar me origjinë arumune,”shteti Sqiptar, duket se personat e mrekullueshëm që e kanë ideuar kanë zgjedhur modelin europian oksidental të shtetit për të bërë që bashkëjetesa ndërmjet shqiptarëve të ishte e mundur brenda të njëjtit shtet. Dmth modelin e emancipuar dhe liberal në të cilin Kisha dhe Xhamia, apo feja ishin të ndara nga Shteti ”.
Ashtu siç kuptohet thjeshtësisht, feja nuk u ka asistuar shqiptarëve në rrugën e historisë dhe në rrugën e vështirësive për themelimin e Shtetit të tyre, por të qenurit një Shtet laik, sigurisht ka lënë një “faturë” të rëndë për t`u paguar, fatkeqësisht deri në ditët e sotme. Shqiptarët kanë mundur të zgjedhin një mënyrë inteligjente në maksimumin e mundshëm, duke demostruar mundësi për të ndërtuar bazën politike të një bashkëjetese të shkëlqyer të fesë gjatë  historisë Shqiptare, por kjo s`ka mjaftuar.

Harta  fetare e shqiptarëve të Shqipërisë

Në fakt, sipas të dhënave tradicionale, por jo të konfirmuara profesionalisht, shoqëria jonë është e përbërë nga 10 % Katolik që në përgjithësi jetojnë në veri të Shqipërisë, 20 % Ortodoks pjesa më e madhe e të cilëve jeton në jug të Shqipërisë, dhe pjesa që ngelet janë Muslimanë. Në fakt, këta të fundit, ndahen në Muslimanë tradicional dhe në Bektashinj, të cilët  me kalimin e historisë kërkuan të ndërtonin një autoqefalizëm të pavarur të fesë Muslimane.
Por, sigurisht përderisa këto të dhëna vijnë që nga rregjimi monarkik i Shqipërisë, dmth rreth vitit 1938, kjo hartë duhej të ketë ndryshuar shumë. Ky ndryshim duhej të ketë evoluar shumë dhe në mënyrë të veçantë gjatë 40 viteve të ateizmit në Shqipëri. Duke kujtuar dhe prirjen tradicionale dhe historike Shqiptare në drejtim të Perëndimit e veçanërisht të Italisë, duhet thënë se e rëndësishme është edhe periudha e pluralizmit  kulturor të pas viteve 1990, të cilat sollën edhe më shumë pluralizëm fetar gjithashtu, duhet thënë se kjo hartë mund të ketë ndryshuar shumë  në konfigurimin e fesë tek shqiptarët.
Donim të thoshim se në vitin 2003, gjatë një interviste gazetareske të bërë  për një program televiziv në kanalin “Gjeli Vizion”, pasi të rinjtë pjesmarrës u pyetën, sesi e kishin zgjedhur fenë e tyre, u përgjigjën që janë praktikues të feve respektive, dhe se kjo kishte ndodhur jo për zgjedhje tradicionale, por për zgjedhje  kulturore.
Shprehur, me fjalë të varfra, rezulton që, shumë prej tyre ishin bërë Katolik, sepse kishin takuar një qytetar italian, i cili predikonte Katolicizmin, të tjerët ishin bërë Ortodoks sepse kishin takuar një qytetar grek, që predikonte Ortodoksizmin, e  të tjerët një Arab, apo një Turk e kështu me radhë.
Por, rezulton gjithashtu se shumë të rinj të tjerë ndjekin shumë rite të tjera fetare, por duke e analizuar me racionalizëm këtë fotografi, duhet të themi se shumë prej tyre ndjekin këto predikime edhe për të mësuar gjuhët e huaja respektive. Në Shqipëri të mësuarit e gjuhëve të huaja është një “hobi” për të gjithë rininë.
Nga ana tjetër duhet të themi se përqindja e mundshme e të rinjve shqiptar, që njohin gjuhët orientale është minimale, ndërsa italishten dhe anglishten e njohin shumica e tyre, dhe greqishten një përqindje e konsiderueshme e tyre.  

Shpjegime për historinë e emigracionit të Shqipërisë

Historia e emigracionit Shqiptar ka filluar gjatë vitit 1990 me hapjen e kufijve të shtetit më të izoluar nga rregjimi ish komunist, që në fakt kishte instaluar një rregjimin më Ortodoks të botës komuniste.
Në 2 Korrik të 1990 shtetasit shqiptar, shumica e tyre të rinj, u futën në të gjitha Ambasadat e Perëndimit që ndodheshin në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, për të arritur në shtetet respektive. Në këtë periudhë asnjë prej tyre që ishte cilësuar si bandit nga rregjimi, nuk sulmoi asnjë nga shtetet që nuk i përkisnin Perëndimit. Ambasadat më të  pëlqyera nga Shqiptarët në atë kohë ishin: Italiane, Gjermane, Franceze, Greke etj, dhe e gjithë kjo sipas mardhënieve që shteti Shqiptar kishte  me popujt e sipërpërmendur.
Më pas, me ardhjen, e demokracisë dhe plularizmit politik në Shqipëri, të rinjtë kaluan detin për të arritur në botën demokratike dhe të lirë Italiane, për të cilën ishin të informuar nëpërmjet televizionit Italian. Përveç kësaj, shqiptarët nuk kanë rreshtur ti kundërvihen politikës proboizioniste te Bashkimit Europian dhe në veçanti me shtetet që bëjnë pjesë në të, Italisë dhe Greqisë, duke vazhduar në mënyrë të ndryshme, të ligjshme dhe të paligjshme, për të fituar më vonë nëpërmjet proçedurave respektive sipas shtetit, mundësinë për të punuar dhe jetuar ligjërisht.
Duket se distanca gjeografike më e afërt, në mënyrat më të thjeshta ndërmjet dy shteteve, kanë bërë që emigrantët shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë hyrë ilegalisht në shtetet respektive, kanë dhënë rezultatet e tyre specifike. Rezulton, sipas publikimeve të ndryshme, që në Itali jetojnë rreth 100-150 mijë emigrantë shqiptar, kurse në Greqi rreth 350-400 mijë Shqiptar, dhe të gjithë së bashku sjellin rreth 500 milion USD në vit në Shqipëri
 
Interpretimi në këndvështrimin politik

Sipas të dhënave të Insitutit të Statistikave të Shqipërisë, i vetmi Insitut profesional në Shqipëri, në fillim të vitit 1997 kanë qenë të legalizuar rreth 62.000 emigrantë shqiptar në Itali, kurse në Greqi ishin të legalizuar rreth 10.000 emigrantë. Sigurisht që fotografia e shifrave flet vetë.
Ndërkohë që, siç dihet Italia nuk ka vendosur diferenca fetare në drejtim të emigrantëve shqiptarë, kurse Greqia fatkeqësisht, ka ndjekur një politikë të ndryshme, e cila jo vëtëm i ofronte lehtësi personave me fe ortodokse por edhe me kombësi  jo shqiptare. Kjo politikë ka bërë që të detyrojë një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve, që për motive ekonomike tani jetojnë dhe punojnë në qytetet Greke, të ndryshojnë edhe emrat e tyre me origjinë Shqiptare në ato Otodokse Greke.
Kjo ka ndodhur si në aspektin juridik, dmth ndërrimin zyrtar të emrave në Institucionet Shqiptare, ashtu edhe në mënyrë jo zyrtare, dmth duke u sjellë atyre shumë probleme kur të kthehen në vendin e tyre. E gjitha kjo, sepse në të kundërt nuk do të kishin mundësinë për të gjetur punë, të ishin të pranuar dhe jo të refuzuar.
Sipas mass-medias Shqiptare duke ndjekur një sondazh të realizuar gjatë vitit 1955 në Athinë, kryeqyteti i Greqisë, në 10 emigrantë  që kanë patur mundësinë të takonin, 7 prej tyre kishin ndryshuar emrin: nga Agron në  Janis, nga Gjergj në Jorgo, nga Vjollca në Violeta, nga Skënder në Kristaq e kështu me radhë të gjithë.   
Por, nga ana tjetër, ashtu siç edhe është publikuar, tradicionalisht Greqia i ka konsideruar shtetasit me fe ortodokse nga territori Shqiptar, si Grek, duke tentuar kështu që prejardhja e shtetasve Shqiptar me fe ortodokse, dmth rreth 20 % e të gjithë popullsisë të Shqipërisë, vjen teorikisht e konsideruar me origjinë Greke.  Kjo ndoshta, për të bërë të mundur rritjen e përqindjes së pakicës Greke në Shqipëri.
Kjo politikë ekspansioniste dhe e sofistikuar mund të ketë dimensione gjeopolitike, sepse pjesa më e madhe e hartës fetare ortodokse konfigurohet në jug të Shqipërisë, pjesë në kufi me Greqinë.
Në fakt është kjo pjesë gjeografike e Shqipërisë në të cilën janë përqëndruar minoriteti Grek, që sipas të dhënave të publikuara nga organizatat ndërkombëtare janë rreth 70.000 banorë dhe që në fakt nga ana Greke vijnë të konsideruar më shumë se 200.000.

Panorama e fundit e emigracionit Shqiptare në Greqi

Në fakt, mass-mediat Greke dhe Shqiptare, me shumë eufori, i kanë bërë të njohur opinionit publik që Qeveria Greke ka vendosur të lejojë për të kaluar kufirin Greko – Shqiptar, nga 15 Dhjetori i 2005 deri në 30 Janar 2006, të gjithë emigrantët shqiptar që duan të kalojnë festat e fund vitit në Shqipëri.
Por, kjo eksperiencë “demokratike”, përsëritet çdo fundviti dhe këtë radhë edhe për 2006. Në fakt, pas pushimeve të fundvitit, sapo kthehen në Greqi, emigrantët shqiptar duhet të rifillojnë proçedurat e zakonshme të legalizimit të tyre që sipas fakteve publike kanë një kosto financiare të konsiderueshme.
Z. Jorgo Alevizakis, Sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës Sindikaliste të Greqisë, shprehet në gazetën shqiptare “Shekulli”, se numri i emigrantëve shqiptar të palegalizuar në Greqi dhe që do të legalizohen në vitin 2006 do të jetë në shifra minimale, kjo sipas tij, sepse proçedurat për ti përmbushur janë të shtrenjta dhe me kritere të vështira.  
Sipas të njëjtit artikull tek “Shekulli”, dhe nga autori i tij Dritan Haxhia, një familje me 4 persona duhet të paguajë, nëse realisht i kanë, rreth 5-6 mijë Euro administratës Greke për legalizimin e dokumentave të tyre. Duke vazhduar këtë llogjikë, duhet të rikujtojmë që ish Ministri Grek i Punëve të Jashtme, Pangallous, ka akuzuar politikën aktuale të Shtetit të tij, që në drejtim të emigrantëve ndjek një mënyrë Fashiste. Në fakt, sipas mass-medias, kjo ndërhyrje e ish Ministrit, formalisht ka bërë që të reagojnë pozitivisht Insitucionet Greke në këtë pjesë të BE. Por, sipas të njëjtave burime të mass-medias, si nga Greqia ashtu dhe Shqipëria, orientimi i ri politik i Qeverisë Greke nuk ka funksionuar nga ana e administratës jo politike.
Sipas të njëjtave burime, ka rezultuar se kur emigrantët shkonin në zyrat administrative lokale të tyre respektive, të ngarkuarit me këtë detyrë nuk dinin asgjë për këtë rregull të ri politik të Qeverisë së tyre, dhe përdornin rregullat e vjetra, duke bërë që një numër i konsiderueshëm emigrantësh të mosparaqiteshin brenda datës limite për të kryer proçedurat për legalizimin.
Ndoshta e gjithë kjo ka ndodhur sepse dy Partitë më të mëdha të Politikës Greke, Demokracia e Re dhe PASOK, kanë bërë këtë ndërhyrje të rëndësishme për jetën e emigrantëve, një element të politikës së brendshme.
Ministri I Punëve të Jashtme të Greqisë,  Prokopis Pavlopulous, sapo dha urdhërin për të lejuar emigrantët shqiptar për të kaluar festat e Fundvitit në Shqipëri, duke harruar se ky element është tashmë një ritual i zakonshëm dhe nuk shërben si një zgjidhje politike, ka deklaruar se jeta e emigrantëve është një barometër për të ballafaquar Politikën e Qeverisë së tij me atë të Qeverisë preçedente dhe të oponentëve të tij politik.
Por, siç mund ta kuptojmë lehtësisht, edhe vitin e ardhshëm do të jetë e njëjta situatë e poltikës proibicioniste Greke dhe ne ndoshta, në vend që të përgatitemi për një dosje tjetër duhet t`Ju dorëzojmë këtë aktuale...

top ^