Konferencë për shtyp e Partisë për Drejtësi dhe Integrim Data: 28 Tetor 2006 Partia për Drejtësi dhe Integrim, PDI, dëshiron të theksoi se për herë të parë në historinë politike Shqiptare një delegacion i një Partie Shqiptare arriti të shpreh shqetësimin 62-vjeçar të popullsisë Çame në Parlamentin Europian. Për herë të parë përfaqësues të parlamentit Europian dëgjuan drejtpërdrejtë zërin dhe kërkesat e popullsisë Çame nëpërmjet një Partie Politike, e cila ka në betejat e saj kryesore zgjidhjen demokratike të këtij impassi historik të Çamërisë. Partia për Drejtësi dhe Integrim, PDI duke Ju informuar se delegacioni i saj ka qenë në mënyrë të pavarur nga Delegacioni i Parlamentit Shqiptar në Parlamentin Europian, dëshiron t`Ju informoj se më datë 24 Tetor u takua me znj. Doris Pack, Kryetare e Delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Jug-Lindore. Takimi kaloi në mirëkuptim të plotë dhe në fund të takimit znj. Pack Ju dorëzua dosja e përgatitur në lidhje me Çështjen Çame e cila në përmbajtjen e saj ka analiza politike ekspertësh ndërkombëtarë për historinë dhe rrugët e zgjidhjes së këtij problemi të lënë në harresë. Më datë 25 tetor Znj. Doris Pack në takimin që pati kokë më kokë me Kryetarin e PDI-se z. Tahir Muhedini, ndërmjet të tjerash premtoi se do të influenconte në mundësimin e vajtjes së popullsisë Çame në Atdhe dhe sigurisht në nderimin e varreve të të parëve të tyre. Znj. Pack pasi i premtoi Kryetarit të PDI-së se Çështja Çame do të diskutohej edhe në raundin e 13-të të bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të Shqipërisë me BE-në, siç është bërë realitet dhe Juve jeni të informuar, premtoi se do të komunikonte për këtë çështje edhe me Eurodeputët Grek të Parlamentit. Delegacioni i PDI-së takoi gjithashtu Eurodeputetin Marco Pannella, Lider historik i Partisë Radikale Italine, eurodeputetin Marco Cappato, drejtues i Partisë Radikale Italiane, të cilët së bashku me anëtarë të tjerë të Grupit Liberal Demokrat të Parlamentit Europian, premtuan se do të shihnin mundësinë e propozimit të një Rezolute Parlamentare ku të kërkohej me terma urgjence hapja e dialogut midis Athinës dhe Tiranës me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të popullsisë Çame dhe pranisë Ndërkombëtare. Delegacioni takoi gjithashtu Graham Watson, Kryetar i Grupit Liberal Demokrat të Parlamentit Europian (Britania e Madhe) dhe Baroneshën Sara Ludford, anëtare e Grupit të Liberal Demokrat dhe anëtare e Dhomës së Lordëve në Angli, Ludford pasi u informua se tashmë, ne si Parti kishim një korrespondencë shumë të frutshme me Komisionin Europian, premtoi se do të kërkoj një interpelancë dëgjimi me Komisionerin Rehn, për ti kërkuar këtij të fundit se çfarë ka ndërmend Komisioni Europian të ndërmarr për zgjidhjen e kësaj Çështje. Delegacioni takoi gjithashtu Eurodeputetin Hungarez Zsolt Becsey, Nënkryetar i Komisionit të Minoriteteve në Parlamentin Europian, znj. Gisela Kallenbach eurodeputete Gjermane anëtare e Grupit të Gjelbërve dhe z. Jorgo Chatzimarkakis, Eurodeputet Gjerman me origjinë Greke.
|
||
|
|
|
|
|
|
||
|
|
||