Gazeta “Shqip”, 8 Prill 2006
Panorama e Partive Politike ne Shqiperi dhe PDI
Nga Tahir Muhedini , Kryetar i Partise per Drejtesi dhe Integrim, ( PDI )
Ligji per organizimin dhe legalizimin e Partive politike ka nje inflacion te qarte ne Shqiperi. Rradha e gjate e partive politike te rregjistruara ne gjykatat perkatese eshte shembulli i gjalle i raportit te zhdrejte midis atyre te rregjistruara dhe atyre qe opinioni i gjere publik njeh.
Ky raport, behet akoma me i zhdrejte kur i referohemi numrit te rregjistrimit te Partive dhe votave te dhena per to ne zgjedhjet perkatese. Sipas te gjitha ngjasave dhe asaj qe eshte analizuar, deri me tani, nepermjet investigimeve ne mass - media, rezulton se pjesa me e madhe e tyre realizohen qe individe te caktuar te perfitojne ate qe ligji perkates saksionon: pashaporte diplomatike ose shermbimi, pjesemarrje ne protokolle te caktuara e tjera si keto .
Nderkohe, edhe ana tjeter e kesaj medalje nuk eshte per t`u pergezuar. Kemi Partite e medha dhe te organizuara te cilat, fatkeqesisht, kane pushtuar mjetet e komunikimit me qytetaret po me te njetet individe dhe prej me shume se nje dekade. Jane po ata individe publike, qe kur jane ne opozite, kritikojne politikat e realizuara nga qeverite kundershtare dhe kur vijne vet ne pushtet, aplikojne po te njejtat strategji.
Kjo, sigurisht ndodh pashmangshmerisht, perderisa pjesa me e madhe e buxheteve perkatese plotesohet nga aktoret dhe faktoret nderkombetare te impenjuar ne rajonin e trazuar te Ballkanit dhe ne vendin tone gjithashtu.
Keta te fundit, institucionet nderkombetare, duke mos qene Parti politike, por institucione profesional, nuk njohin filozofi te majta, te djathta, por praktika ekonomike te provuara diku tjeter. Kesaj panorame, eshte e vertetuar plotesisht qe, keta individe publike deri tashme nuk mund ti kundevihen me filozofi te reja dhe konceptime me te arrira.
Kjo ne fakt mund te jete edhe nje nga shtysat kryesore qe, keta protagoniste publik te politikes shqiptare, ketu nuk mbetet jashte edhe mass-media, merren me anen subjektive te njeri - tjetrit dhe jo ate programore te realizuar nga ekipet perkatese.
Nderkohe qe, njeri thote une jam “Sali Berisha dhe askush nuk mund te imponohet”, tjetri deklaron se “mua me quajne Fatos Nano dhe nga mbrapa me vjen historia”, dhe te dy harrojne se keto vite shume problematike te demokracise te brishte shqiptare nuk jane gje tjeter vecse pjelle kryesisht e tyre!
Me e keqja duket, se fatkeqesisht, edhe kundershtaret e tyre, brenda dhe jashte Partive ndjekin te njejtin model…
Duke i kujtuar lexuesit se vet jam kryetar i Partise per Drejtesi dhe Integrim, (PDI) nje Parti relativisht e re, do deshiroja te thoja se: ne kete lume politik pa fund dhe me shtrat jo te qarte, ka edhe organizime te motivuara me qellime te drejta dhe te barazpeshuara, ku une besoj, se ben pjese edhe PDI-ja
Rezultatet elektorale te ketyre organizimeve pozitive, si edhe te PDI-se, dua ta them qe ne fillim, nuk jane fatlume. Ky fenomen ka sigurisht arsyet e veta.
Cila eshte fotografia e kesaj panorame politike?
Duke mos dashur t`a lodh kureshtjen e lexuesit dhe duke e ditur qe ai nuk do te jete plotesisht dakord me mua, po jap opinionit tim se cilat jane keto organizime pozitive dhe rezultatet e tyre shume modeste.
1) Partia Republikane me identitet politik kryesisht te qendres se djathte dhe qendrimi i saj per me shume se dhjete vite ne raport te drejte me konceptet dhe parimet universale mbi pronen, sot po zbehet!
Mesa duket, kjo Parti humbi nga identiteti i saj politik, por ka fituar me shume vende ne Parlamentin Shqiptar. Se fundi, edhe mbeshtetesit e saj tradicional, perfaqesuesit e pronareve te ligjshem, kane deklaruar se nuk do te votojne me per kete parti.
2) Levizja per Zhvillim Kombetar, e cila per shkak se kerkoi te ruante identitetin politik, nuk arriti te zinte qofte edhe nje vend ne Parlamentin e sotem. Kjo beri, mesa duket, qe Dashamir Shehi, protagonist simpatik i politikes te eklipsohet ne maksimumin e mundshem.
Ndersa, pretendenti i pare i Fronit te humbe te gjitha ngjasat shprese-dhenese per te. Ne dhe lexuesit e vemendshem te ketij realiteti politik, do te na duhet te presim shume, deri sa te rritet pretendenti e dyte i Fronit per te pare nese do t`i ngjaje me shume gjyshit, se sa te atit.
3) Levizja Socialiste per Integrim qe sipas te gjitha analizave racionale, eshte force e trete politike ne Shqiperi, rezulton ne konceptin Parlamentar pothuajse e fundit.
Nese, kjo force politike do te dije te imponohet ose jo, qe te arrije rezultatet qe i takojne, kete nuk mund ta themi akoma.
4) PDI-ja, Partia per Drejtesi dhe Integrim qe eshte nje parti e re, por qe i kishte te gjitha ngjasat qe te ishte prezente ne Parlamentin e sotem, mori aq pak vota, sa askush nuk e priste!
Dua te them se kjo Parti eshte themeluar me motive krejtesisht moralo-politike dhe aspak pragmatiste te tipit invidual. Koncepti jone politik per drejtesine dhe integrimin, pervec parimisht me te gjithe shoqerine Shqiptare, lidhet me nje komunitet shume te percaktuar shqiptar.
PDI, ne nje nga pikat baze te Programit te saj, ka zgjidhjen demokratike dhe te drejte te ceshtjes Came, komunitet i cili perbehet prej te pakten 250.000 banoresh te Shqiperise.
Perse u organizua PDI-ja dhe konkluzionet e saj?
Kam kurajon politike dhe personale te them se, nese politika shqiptare ne pergjithesi dhe klasa politike ne vecanti, do te respektonin nje sistem te caktuar vlerash moralo-politike, sigurisht qe nuk te kishte nevoje per PDI-ne.
Bie fjala, ne rast se Partia e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut do te ishte vertet nje parti sic e simbolizon edhe Emri i Madh qe ajo i ka vene vetes, per ne dhe per mjaft organizime te tjera social - politike nuk do te kishte nevoje.
Ne nuk e fshehim se mbeshtetesit kryesor te organizimit tone politike vijne nga shtresat e shoqerise Shqiptare te cilat ose jane pjese e Komunitetit Cam, ose mbeshtesin te Drejtat themelore te Njeriut: te Drejten e Prones dhe te Drejten e Shtetesise.
E them me keqardhje, por PBDNJ nuk eshte rreshtuar asnjehere ne kete liste organizimesh, te cilat mbeshtesin zgjidhjen e duhur per kerkesat e drejta te popullsise Came. Perkundrazi, kur eshte debatuar per rezoluten per Ceshtjen Came ne legjistraturen e shkuar e kane kundershtuar haptazi dhe duke kercenuar!
PDI-ja dhe une personalisht si Kryetar i kesaj Partie, besojme se kush mban qendrime te tilla, si ky i permendur me siper, karshi kesaj Ceshtje te Drejte, ose ka ngelur prapa zhvillimeve demokratike, ose do te jete i tille me kalim e kohes se duhur ne nje demokraci te mirefillte, sic pretendon te ndertoje edhe Shqiperia.
Ne besojme se e drejta jone per te rrimare shtetesine Greke njokohesisht duke respektuar kombesine tone Shqiptare mund te vonoje, por kurre nuk do te harroje.
Duke pergezuar faktin qe pakica Greke ne Shqiperi i gezon te gjithe perfitimet dhe te drejtat e mundshme brenda nje Shoqerie ne Zhvillim, sic eshte kjo e jone ne Shqiperi, sigurisht qe nuk djehem mire, kur verrej se vet popullsia Came nuk mund te jete akoma perfituese e ngjashme (me pakicen Greke ne vendin tone ) ne Shtetin e saj te origjines Greqine.
Personalisht, por edhe Programi dhe motivazioni politik i PDI-se beson se Drejtesia dhe Integrimi Europian do t`i sheshoje te gjitha keto ndasi dhe atehere, padyshim ata qe nuk jane larg-pames sot do te ndjehen mjerrane.
PDI., tashme pervec punes politike brenda kornizave demografike eshte duke perdorur edhe kornizat demokratike europiane te cilat te japin hapesire zgjidhjesh dhe rezultash pozitive, me te cilat opinioni i gjere do te informohet ne kohen e duhur...
top ^ |